Shqipëria e bën historinë, e mposht Andorrën dhe e siguron "play-off"-in e Botërorit - Gazeta Express
string(81) "shqiperia-e-ben-historine-e-mposht-andorren-dhe-e-siguron-play-off-in-e-boterorit"

Sport

Gazeta Express

13/11/2025 22:38

Shqipëria e bën historinë, e mposht Andorrën dhe e siguron “play-off”-in e Botërorit

Sport

Gazeta Express

13/11/2025 22:38

Kuq e zinjtë kanë arritur një fitore të madhe 1-0 kundër Andorrës në ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Përkundër dominimit në lojë nga Shqipëria, pjesa e parë ishte e zbehtë me raste ku mundësinë më të mirë e pati Gjimshiti ku pas një goditje me kokë topi u ndal në transverzale.

Në pjesën e dytë Shqipëria u fut fuqishëm ku pas një goditjeje të Hoxhës, topin e priti portieri kundërshtarë.

Në minutën e 67-të të ndeshjes, mesfushori Kristjan Asllani goditi një top të bukur pas asistimit të Myrto Uzunit dhe kështu përfundoi rezultati i ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Me këtë fitore të Shqipërisë dhe humbjes së Serbisë në ndeshjen tjetër që u zhvillua në të njëjtën kohë kundër Anglisë, skuadra kuq e zi siguron vendin e dytë në grup dhe vazhdimin për  në ‘playoff’ për Kupën e Botës 2026.

/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement