Dy yje, katër gola, Norvegjia siguron vendin në Botëror - Gazeta Express
string(53) "dy-yje-kater-gola-norvegjia-siguron-vendin-ne-boteror"

Sport

Gazeta Express

13/11/2025 19:52

Dy yje, katër gola, Norvegjia siguron vendin në Botëror

Sport

Gazeta Express

13/11/2025 19:52

Kombëtarja e Norvegjisë ka siguruar kualifikimin për Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Norvegjezët mposhtën kombëtaren e Estonisë, ku sulmuesi i Manchester City-t shkëlqeu me dy gola, duke kontribuar në fitoren përfundimtare 4-1.

Sulmuesi Sorloth realizoi dy gola të shpejtë brenda dy minutave për rezultatin 2-0, ndërsa Erling Haaland shënoi dy gola të tjerë në minutën e 56-të dhe 62-të për të vulosur ndeshjen.

Golin e nderit për estonezët e shënoi Saarma në minutën e 64-të.

Me këto dy gola Erling Haaland arrin në shifrën e 53 golave në 47 paraqitje për kombëtaren e Norvegjisë.

Pas kësaj fitoreje, Norvegjia renditet e para në Grupin I me 21 pikë, ndërsa Italia ndodhet e dyta dhe do të zhvillojë sonte ndeshjen kundër Moldavisë nga ora 20:45.

/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement