A po hyn Egzon Sahiti në “Big Brother VIP Kosova 4”? Postimi i fundit ndez rrjetin - Gazeta Express
string(79) "a-po-hyn-egzon-sahiti-ne-big-brother-vip-kosova-4-postimi-i-fundit-ndez-rrjetin"

Yjet

Gazeta Express

13/11/2025 19:33

A po hyn Egzon Sahiti në “Big Brother VIP Kosova 4”? Postimi i fundit ndez rrjetin

Yjet

Gazeta Express

13/11/2025 19:33

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Egzon Sahiti, ka ngritur dyshimet e fansave se mund të jetë një nga banorët e rinj të “Big Brother VIP Kosova 4”, pas një postimi enigmatik në Instagram që ka bërë menjëherë bujë në rrjete.

Në një Instastory, Egzoni ka ndarë një pyetje që i ka lënë ndjekësit të hamendësojnë:

“A ki me hi sivjet a jo?”

Kaq ka mjaftuar që komentet, reagimet dhe teoritë të shpërthejnë, me shumë fansa që e kanë interpretuar si një paralajmërim të qartë se ai mund të jetë një nga konkurrentët e edicionit të katërt të reality show-t më të ndjekur në Kosovë.

Emri i tij përflitet prej kohësh

Nuk është hera e parë që Egzon Sahiti lidhet me “Big Brother VIP Kosova”. Edhe sezonin e kaluar, emri i tij u përfol gjerësisht si një kandidat i mundshëm për t’u futur në shtëpi, por në fund kjo nuk ndodhi.

Këtë vit, megjithatë, zërat janë bërë edhe më të fortë, veçanërisht pasi miqtë e tij të afërt, Laurenti dhe Fitimi, morën pjesë në edicionin e kaluar, duke e bërë më të mundshme që ai të ndjekë hapat e tyre.

Provokim apo sinjal?

Disa ndjekës besojnë se postimi i Egzonit është vetëm një lojë ironike për të ngacmuar publikun dhe për të qëndruar në qendër të vëmendjes, ndërsa të tjerë janë të bindur se bëhet fjalë për një teaser të qëllimshëm para nisjes së sezonit të ri.

Për momentin, as Egzon Sahiti dhe as produksioni i “Big Brother VIP Kosova” nuk kanë konfirmuar apo mohuar asgjë, duke lënë hapësirë për më shumë hamendësime dhe diskutime në rrjete.

Kush është Egzon Sahiti?

Egzoni është një nga influencerët më të ndjekur në TikTok dhe Instagram, i njohur për videot humoristike, batutat spontane dhe stilin e tij të veçantë të komunikimit me publikun. Ai ka fituar një bazë të gjerë ndjekësish falë energjinë dhe karizmës, që sipas shumë fansave do ta bënte një konkurrent ideal për formatin e BBVK. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement