Dardanët stërviten me intensitet të lartë në “Fadil Vokrri” – harmoni dhe përkushtim para sfidës me Slloveninë - Gazeta Express
string(106) "dardanet-sterviten-me-intensitet-te-larte-ne-fadil-vokrri-harmoni-dhe-perkushtim-para-sfides-me-sllovenine"

Sport

Gazeta Express

13/11/2025 17:00

Dardanët stërviten me intensitet të lartë në “Fadil Vokrri” – harmoni dhe përkushtim para sfidës me Slloveninë

Sport

Gazeta Express

13/11/2025 17:00

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar sot një video nga seanca stërvitore e Kombëtares, e cila është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e fundit kualifikuese drejt Botërorit 2026.

Në pamjet e shpërndara në faqen zyrtare të FFK-së në “Facebook”, shihet se futbollistët Dardanë kanë zhvilluar një stërvitje me intensitet të lartë dhe me një atmosferë shumë pozitive.

Lojtarët kanë treguar përkushtim maksimal, ndërsa harmoninë dhe unitetin brenda grupit e ka vërejtur çdo shikues i videos.

Kombëtarja po përgatitet për ndeshjen vendimtare kundër Sllovenisë, e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Stožice” të Lubjanës.

Ky takim ka rëndësi të madhe për fatin e “Dardanëve”, të cilët janë në garë për të siguruar një vend në “play-off” dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026.

Kjo seancë stërvitore shihet si një dëshmi e qartë e vendosmërisë dhe besimit që mbizotëron në kampin e Kosovës, e cila synon të arrijë një rezultat historik në fund të këtyre kualifikimeve.

/GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement