“Finalja” me Andorrën, ja çfarë i duhet Shqipërisë për ta siguruar "Play Off"-in sonte - Gazeta Express
string(81) "finalja-me-andorren-ja-cfare-i-duhet-shqiperise-per-ta-siguruar-play-off-in-sonte"

Futboll

Gazeta Express

13/11/2025 11:46

“Finalja” me Andorrën, ja çfarë i duhet Shqipërisë për ta siguruar “Play Off”-in sonte

Futboll

Gazeta Express

13/11/2025 11:46

Shqipëria e luan sonte finalen e saj me Andorrën për një vend në “Play Off”-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që do të futen në fushën mike me vetëm një qëllim: tre pikët.

Gjithsesi, Shqipërisë do t’i duhet një ndihmë edhe nga Anglia, e cila tashmë e ka prerë biletën për të luajtur në Kupën e Botës verën e ardhshme.

Nëse Shqipëria do të arrijë të fitojë dhe nëse Anglia do të mundë Serbinë brenda në Wembley, atëherë vendi i dytë do të sigurohet automatikisht nga kuqezinjtë.

“Tre Luanët” triumfuan 0-5 ndeshjen e parë në Beograd dhe Thomas Tuchel do të kërkojë që të konfirmojë skuadrën e tij përpara tifozëve anglezë, shkruan tch.

Andorra-Shqipëri luhet sot në orën 20:45.

Advertisement
Advertisement
Advertisement