Real Madrid po kalon një sezon të mirë, por kjo nuk i ka ndalur zërat për pakënaqësi brenda qendrës stërvitore në Valdebebas. Xabi Alonso është përfshirë në shumicën e këtyre thashethemeve, por duket se edhe mes disa lojtarëve marrëdhëniet nuk janë në nivelin më të mirë.
Rodrygo Goes është gjithashtu në qendër të spekulimeve, sidomos sa i përket të ardhmes së tij te Real Madrid. 24-vjeçari mund të kishte larguar në verë, por edhe pse qëndroi, ai e ka pasur të vështirë të gjejë rëndësi në “Santiago Bernabéu”, gjë që ka çuar në rikthimin e zërave për një largim të mundshëm.
Ndërkohë, së fundmi është kapur në një moment tensioni me bashkëlojtarin e tij te Real Madrid dhe Kombëtarja e Brazilit, Eder Militao. Në një video të postuar në llogarinë zyrtare të Instagramit të “Selecao”-s, të dy mezi e shikojnë njëri-tjetrin teksa shtrëngojnë duart gjatë mbërritjes në kampin stërvitor të përfaqësueses.
Këto pamje ende nuk janë sqaruar nga asnjëri prej lojtarëve, por për momentin nuk japin një përshtypje të mirë për tifozët e Real Madridit, të cilët shpresojnë që skuadra e Alonsos të ruajë harmoninë në këtë periudhë të vështirë pas dy zhgënjimeve radhazi kundër Liverpool-it dhe Rayo Vallecano-s.
Nëse mes dy lojtarëve ekziston ndonjë problem, klubi shpreson që ai të zgjidhet deri në kthimin e tyre në kryeqytetin spanjoll javën e ardhshme.
KKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKK https://t.co/r63kzB66yn pic.twitter.com/UBSavJR0iM
— •hin⁷ • (@rodrygoeson) November 10, 2025