Prishtina e Re po i fërkon duart, lojën me Drenicën me shumë gjasë do ta fitojë në tavolinë - Gazeta Express
string(90) "prishtina-e-re-po-i-ferkon-duart-lojen-me-drenicen-me-shume-gjase-do-ta-fitoje-ne-tavoline"

Sport

Gazeta Express

12/11/2025 17:22

Prishtina e Re po i fërkon duart, lojën me Drenicën me shumë gjasë do ta fitojë në tavolinë

Sport

Gazeta Express

12/11/2025 17:22

Prishtina e Re mund ta fitojë ndeshjen kundër Drenicës me rezultat zyrtar 3:0, sipas burimeve të Gazetës Express brenda klubit.

Sipas tyre, ka 99% gjasa që ndeshja të vendoset në favor të Prishtinës së Re, pasi së pari rasti ishte refuzuar nga Shkalla e Parë, por klubi ende nuk ka marrë njoftim zyrtar.

Lojtari i Drenicës, Altin Vojvoda, nuk ishte pjesë e protokollit para fillimit të ndeshjes Prishtina e Re – Drenica, e zhvilluar më 2 nëntor 2025. Megjithatë, Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës kishte vendosur se gjithçka ishte në përputhje me rregullat dhe se lojtari ishte pjesë e protokollit.

Ndeshja përfundoi pa gola, ndërsa drejtuesit e Prishtinës së Re kishin bërë ankesë tek organet kompetente për parregullsitë në protokoll.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement