Raportimet në Itali pretendojnë se lojtarët e Napolit janë të pakënaqur me metodat stërvitore të Antonio Contes, dhe tre prej tyre tashmë kanë shprehur frustrim ndaj trajnerit.
Sipas disa burimeve në Itali, trajneri i Napolit, Conte, duhet të sqarojë situatën me një pjesë të dhomës së zhveshjes, veçanërisht pas humbjes 2-0 kundër Bolognas të dielën.
Gazeta Il Mattino ka raportuar se një pjesë e konsiderueshme e dhomës së zhveshjes është e frustruar nga metodat stërvitore të Contes, dhe pakënaqësia tashmë është vënë re në disa deklarata dhe sjellje të lojtarëve.
Pretendimet e fundit nga Stanislav Lobotka dhe agjenti i tij kanë ngjallur dyshime, pasi mesfushori sllovak dhe përfaqësuesit e tij kanë sugjeruar se mund të jenë duke kërkuar një klub të ri në vitin 2026, edhe pse përfaqësuesi i lojtarit më vonë e ka korrigjuar qëndrimin e lojtarit.
Në tetor, transferimi I ri Noa Lang pranoi se kishte folur me Conte-n vetëm një herë që kur iu bashkua napoletanëve verën e kaluar, ndërsa Kevin De Bruyne reagoi me zemërim pas një zëvendësimi në ndeshjen kundër Milanit në fund të shtatorit.
Në atë rast, Conte u përgjigj se shpresonte që De Bruyne të ishte i pakënaqur me rezultatin dhe jo me vendimet e tij, duke paralajmëruar më pas se nuk do të lejonte asnjë ankesë tjetër nga KDB apo ndonjë lojtar tjetër i Napolit.
Sipas Gazzetta-s, edhe Lorenzo Lucca dhe Zambo Anguissa janë të pakënaqur me Conte-n dhe klubin, për arsye të ndryshme.
Lucca është përballur me mungesë minutash këtë sezon, duke grumbulluar vetëm rreth 400 minuta lojë, ndërsa Anguissa pret “më shumë konsideratë” nga klubi, veçanërisht gjatë bisedimeve për zgjatjen e kontratës së tij përtej vitit 2027.
/GazetaExpress/