Ronaldinho Gaucho është një nga lojtarët që pëlqehet më së shumti në botën e futbollit.
Driblimet e tij, pasimet e sakta, futbolli i tij i pastër “samba” bënë shumë njerëz që të bien në dashuri me futbollin.
Klasi që e kishte si i ri, duket se është me të ende.
Në një video të publikuar në rrjetin e tij social “Instagram”, Ronaldinho ka ndarë disa momente nga një ndeshje në Luzern të Zvicrës, duke treguar edhe një herë magjinë e tij dhe se klasi është i përjetshëm.
Ronaldinho ka luajtur për disa skuadra të njohura në futbollin evropian, ndër to PSG-në, Barcelonën dhe Milanin./GazetaExpress/