Lamine Yamal mungon te Spanja pas ndërhyrjes mjekësore - Gazeta Express
string(54) "lamine-yamal-mungon-te-spanja-pas-nderhyrjes-mjekesore"

Futboll

Gazeta Express

11/11/2025 11:33

Lamine Yamal mungon te Spanja pas ndërhyrjes mjekësore

Futboll

Gazeta Express

11/11/2025 11:33

Talent i Barcelonës, Lamine Yamal, do të mungojë në grumbullimin aktual të Kombëtares Spanjolle, pas një procedure mjekësore të papritur që u krye pa njoftim paraprak ndaj stafit mjekësor të përfaqësueses.

Shërbimet mjekësore të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) shprehën habinë dhe pakënaqësinë e tyre pasi më 10 nëntor, ditën e fillimit të grumbullimit zyrtar, u informuan se 17-vjeçari ishte nënshtruar një procedurë invazive me radiofrekuencë për trajtimin e shqetësimeve në pubis që e kishin shqetësuar këtë sezon.

Detajet e ndërhyrjes u bënë të ditura vetëm në mbrëmje, përmes një raporti të ardhur në orën 22:40, ku rekomandohej pushim prej 7-10 ditësh.

Duke vënë në radhë të parë shëndetin dhe mirëqenien e lojtarit, RFEF vendosi të lirojë Yamal nga grumbullimi i përfaqësueses, duke i dhënë kohë të mjaftueshme për rikuperim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement