Ronaldo Nazario me mesazh për Cristiano Ronaldon: Ka shumë vetëbesim, por nuk është më i miri në histori - Gazeta Express
string(101) "ronaldo-nazrio-me-mesazh-per-cristiano-ronaldon-ka-shume-vetebesim-por-nuk-eshte-me-i-miri-ne-histori"

Futboll

Gazeta Express

11/11/2025 9:01

Ronaldo Nazario me mesazh për Cristiano Ronaldon: Ka shumë vetëbesim, por nuk është më i miri në histori

Futboll

Gazeta Express

11/11/2025 9:01

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo Nazário, ka komentuar së fundmi deklaratën e Cristiano Ronaldos, i cili kishte thënë se e konsideron veten futbollistin më të mirë në histori.

“Cristiano Ronaldo duke thënë se është më i miri në histori? Disa njerëz kanë shumë vetëbesim,” – tha me ironi i madhi “Fenomeno”.

Ronaldo shtoi se ai vetë nuk e sheh të nevojshme të flasë për veten:
“Unë preferoj që të tjerët të flasin për mua, jo unë për veten time.”

Megjithatë, braziliani ruajti respektin për yllin portugez:
“Ai është një nga lojtarët më të mirë në histori, por a është më i miri? Nuk jam dakord. Por e respektoj mendimin e tij – sigurisht që është mes më të mirëve në histori, ndoshta në Top 10.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement