Mbrëmjen e së dielës, Pep Guardiola e menaxhoi ndeshjen e 1000-të si trajner.
Skuadra e tij, Manchester City fitoi 3-0 ndaj Liverpoolit, me ndeshjen e luajtur në “Etihad Stadium”.
Në 1000 ndeshje të tij në krye të Barcelonës, Bayern Munchenit dhe Manchester Cityt, Pep Guardiola ka menaxhuar edhe top yje të futbollit.
Kështu, sipas “One Football”, Inteligjenca Artificale ka zgjedhur 11-shen më të mirë të lojtarëve të drejtuar nga Pep Guardiola.
Në portë është i vendosur Edersoni, ish-lojtari i Cityt, që aktualisht luan te Fenerbahçe.
Mbrojtja përbëhet nga Philipp Lahm, Gerard Pique, Ruben Dias e David Alaba.
Mesfusha përbëhet nga dyshja e Barcelonës, Xavi Hernandez dhe Sergio Busquets dhe Kevin De Bruyne, ishi i Cityt.
Megjithatë, aty çuditërisht mungon Andres Iniesta, si një nga mesfushorët më të mirë të historisë.
Në sulm, është pa dyshim Lionel Messi, së bashku me dy qendërsulmuesit, Erling Haaland dhe Robert Leëandoëski./GazetaExpress/