Messi rikthehet në "Camp Nou", emocionon me postimin - Gazeta Express
string(49) "messi-rikthehet-ne-camp-nou-emocionon-me-postimin"

Futboll

Gazeta Express

10/11/2025 11:45

Messi rikthehet në “Camp Nou”, emocionon me postimin

Futboll

Gazeta Express

10/11/2025 11:45

Leo Messi është rikthyer në stadiumin e Barcelonës, “Camp Nou”, i cili u rinovua së fundmi.

Argjentinasi shkeli në stadiumin ku shkroi historinë, ku theu çdo rekord dhe ku e vulosi emrin e tij si njëri nga lojtarët më të mirë, shkruan Gazeta Express.

“Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon me shpirt. Një vend ku kam qenë jashtëzakonisht i lumtur, ku ju më bëtë të ndihem mijëra herë njeriu më i lumtur në botë. Uroj që një ditë të mund të kthehem përsëri — dhe jo vetëm për t’u përshëndetur si lojtar, ashtu siç nuk munda ta bëj kurrë…”, shkroi në postim Messi.

View this post on Instagram

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Advertisement
Advertisement
Advertisement