Juventusi barazon pa gola ndaj Torinos - Gazeta Express
string(38) "juventusi-barazon-pa-gola-ndaj-torinos"

Sport

Gazeta Express

08/11/2025 20:05

Juventusi barazon pa gola ndaj Torinos

Sport

Gazeta Express

08/11/2025 20:05

Juventus nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër rivalit të qytetit Torino në ndeshjen e xhiros së 11-të në Serie A.

Edhe përkundër dominimit në lojë, “Zonja e Vjetër” nuk arriti që të gjej rrugën e golit.

Në këtë ndeshje u paraqit edhe futbollisti i kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova i cili u fut në lojë në minutën e 64-të të ndeshjes.

Zhegrova pati një paraqitje solide me shumë topa të prekur dhe driblime, mirëpo nuk arriti që të ndihmojë skuadrën e tij të fitoj këtë takim.

Në anën tjetër për Torinon u paraqitën dyshja e kombëtares së Shqipërisë Kristjan Asllani e Ardian Ismajli.

Pas këtij barazimi, Juventusi gjendet në pozitë e pestë në Serie A kurse Torino është e 11-ta.

/GazetaExpress/