Dramë në Londër, Spurs dhe United luajnë baras pas dy golave në minutat shtesë - Gazeta Express
string(77) "drame-ne-londer-spurs-dhe-united-luajne-baras-pas-dy-golave-ne-minutat-shtese"

Futboll

Gazeta Express

08/11/2025 15:33

Dramë në Londër, Spurs dhe United luajnë baras pas dy golave në minutat shtesë

Futboll

Gazeta Express

08/11/2025 15:33

Një nga sfidat më interesante të xhiros së 11-të në Premierligë ishte edhe ajo mes Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, e luajtur në Londër në “Tottenham Stadium”.

Një dramë e vërtetë në këtë ndeshje, me dy gola të shënuar në minutat shtesë, dhe me takimin që u mbyll baras.

Fillimisht, serinë e golave e hapi Bryan Mbeumo i Unitedit në minutën e 32-të të ndeshjes.

Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën, deri në minutat e fundit të ndeshjes gjithçka po shkonte në mënyrë të barabartë.

Mathyl Tel, megjithatë, shënoi një gol të bukur për 1-1 në minutën e 84-të të ndeshjes.

Shtatë minuta më vonë, Richarlison shënoi për 2-1, pasi e preku me kokë goditjen e Odobert që po shkonte drejt portës.

Kur gjithçka dukej se po shkon në favor të Spurs, dhe me pak sekonda të mbetura deri në mbyllje të ndeshjes, në skenë doli Matthijs De Ligt, i cili shënoi me kokë nga këndorja për 2-2.

Pas kësaj pike, Tottenhami mbetet i treti me 18 pikë, teksa Unitedi po ashtu me 18 pikë, është i shtati./GazetaExpress/