Tovërlani e ‘godet’ Vokrrin: S’ka të drejtë loje te Shqipëria, tek ne donte vend titullari e tek Afrim Tovërlani veç deka është e sigurtë - Gazeta Express
string(132) "toverlani-e-godet-vokrrin-ska-te-drejte-loje-te-shqiperia-tek-ne-donte-vend-titullari-e-tek-afrim-toverlani-vec-deka-eshte-e-sigurte"

Futboll

Gazeta Express

08/11/2025 10:43

Tovërlani e ‘godet’ Vokrrin: S’ka të drejtë loje te Shqipëria, tek ne donte vend titullari e tek Afrim Tovërlani veç deka është e sigurtë

Futboll

Gazeta Express

08/11/2025 10:43

Braktisja e kombëtares U21 të Kosovës po vazhdon.

Pak muaj pasi kapiteni i kombëtares U21 të “Dardanëve”, Etnik Brruti kaloi te Shqipëria U21, të njëjtën gjë e ka bërë edhe një futbollist tjetër i Superligës së Kosovës.

Diar Vokrri, i cili luan aktualisht te Ballkani ka ndërruar ambient sa i përket kombëtares, duke kaluar te kombëtarja U21 e Shqipërrisë, nën drejtimin e Alban Bushit.

Selektori i kombëtares së Shqipërisë U21 e ka publikuar gjatë ditës së sotme listën e futbollistëve, dhe pjesë e saj ishte Diar Vokrri.

Për largimin e Vokrrit në drejtim të Shqipërisë, ka folur edhe selektori i kombëtares U21 të Kosovës, Afrim Tovërlani.

Tovërlani për “Gazeta Express” ka treguar arsyen e ‘largimit’ të 21-vjeçarit.

“Futbollisti në fjalë ka kërkuar vend të sigurt në formacion, e tek Afrim Tovërlani vetëm deka është e sigurtë. Ia kam dhënë mundësinë ndaj Rumanisë, ka luajtur 90-të minuta, ndaj Spanjës ka luajtur Erion Sadriu, i cili ka pasur paraqitje mjaft të mirë. Tek unë s’ka vende të sigurta për askënd, jo vetëm për atë”, tha Afrim Tovërlani për arsyen e ‘largimit’ të Vokrrit.

“Ai nuk ka të drejtë loje me Shqipërinë në këto kualifikime të EURO 2027. Ai mund t’i luajë vetëm miqësoret deri në atë kohë”, përfundoi trajneri i kombëtares U21 të Kosovës.

Diar Vokrri kishte pesë paraqitje me kombëtaren e Kosovës U21./GazetaExpress/