“Jam shumë e lumtur” – Heidi Baci e pranon publikisht: Jam e dashuruar - Gazeta Express
string(65) "jam-shume-e-lumtur-heidi-baci-e-pranon-publikisht-jam-e-dashuruar"

Yjet

Gazeta Express

06/11/2025 19:51

“Jam shumë e lumtur” – Heidi Baci e pranon publikisht: Jam e dashuruar

Yjet

Gazeta Express

06/11/2025 19:51

Heidi Baci, ish-banorja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka folur sot për jetën e saj personale dhe ndjenjat e zemrës. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Heidi u pyet nga moderatorja Sidorela Gjoni nëse beson ende te dashuria dhe nëse aktualisht është e dashuruar.

Me një buzëqeshje të sinqertë dhe plot emocion, Heidi pranoi:

“Patjetër, gjithmonë. Nëse mund të jap një këshillë, mos hiq dorë nga dashuria – është gjëja më e bukur. Po, jam shumë e lumtur.”

Deklarata e saj u prit me interes të madh, pasi publiku ende e ndjek nga afër pas daljes nga programi, ku përjetoi një histori romantike e cila u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe media.

E pyetur nëse do të ndryshonte diçka nga rrugëtimi i saj në “shtëpinë më të famshme në Shqipëri”, Heidi u shpreh se është në paqe me çdo hap që ka hedhur.

“Do e lija veten e lirë, nuk do ndryshoja asgjë. Unë punoj fort me jetën time që të mos kem pengje.”

Pra, për Heidi, jo vetëm dashuria është ende e gjallë, por edhe përvoja në BBVIP mbetet një kapitull i rëndësishëm që e ka ndihmuar të rritet dhe të kuptojë më shumë veten. /GazetaExpress/