Capital T ndez rrjetin me “Date night”, kush është vajza misterioze krah tij? - Gazeta Express
string(73) "capital-t-ndez-rrjetin-me-date-night-kush-eshte-vajza-misterioze-krah-tij"

Rozë

Gazeta Express

06/11/2025 12:57

Capital T ndez rrjetin me “Date night”, kush është vajza misterioze krah tij?

Rozë

Gazeta Express

06/11/2025 12:57

Rep-artisti Capital T ka ndezur rrjetet sociale me një postim të ri në InstaStory.

Ai ka ndarë një fotografi ku shfaqet para hyrjes së një restoranti luksoz, i veshur me rroba të zeza elegante, ndërsa pranë tij shihet një vajzë me të njëjtin kod ngjyrash.

Fytyra e saj është mbuluar me një zemër të kuqe ku shkruhet “Date night”, gjë që ka nxitur menjëherë spekulime në publik.

Pamja ka rikthyer zërat për një lidhje të mundshme mes reperit dhe modeles së njohur Adrola Dushi.

egjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht, por fansat e shohin këtë foto si një tregues të afërsisë së tyre. Nuk dihet nëse Capital T po përdor këtë mënyrë për të konfirmuar romancën.