Një mbrëmje zhgënjyese për boksierin shqiptar Albon Pervizaj, i cili u mund me nokaut në raundin e dhjetë nga venezueliani Jose Luis Marin Garcia, në përballjen e zhvilluar në Sallën Sportive “Wandsbek” të Hamburgut.
Pervizaj, që ka lindur dhe jeton në Gjermani por me prejardhje nga Prizreni, shihej si favorit i qartë përballë rivalit 39-vjeçar nga Venezuela. Megjithatë, ndonëse nisi mirë duelet e para, ai nuk arriti ta mbante ritmin dhe u ndëshkua rëndë në fund të takimit.
Në raundin e dhjetë, Garcia goditi me një kombinim të saktë që e dërgoi Pervizajn në tokë, duke vulosur një fitore të papritur për boksierin amerikanolatin.
Menjëherë pas ndërprerjes së luftës, në ring shpërtheu kaosi – anëtarë të ekipeve dhe tifozë të pranishëm u përfshinë në përleshje verbale dhe fizike, duke detyruar sigurimin të ndërhyjë për të qetësuar situatën.
In an incredible heavyweight battle, an upset actually occurs in the final round!‼️
— Permante (@PermantexG) October 18, 2025
Luis Jose Marin Garcia (17-11-1) 🇻🇪 delivers a thunderous stoppage of Albon Pervizaj (19-2) 🇩🇪 in Hamburg, Germany.
Pervizaj requires immediate medical attention, and afterward, the foreign team… pic.twitter.com/dIpqQLBYVj