Dua Lipa, i kthehet shkollës - këngëtarja kalon provimin e gjuhës spanjolle - Gazeta Express
string(72) "dua-lipa-i-kthehet-shkolles-kengetarja-kalon-provimin-e-gjuhes-spanjolle"

Yjet

Gazeta Express

14/10/2025 21:04

Dua Lipa, i kthehet shkollës – këngëtarja kalon provimin e gjuhës spanjolle

Yjet

Gazeta Express

14/10/2025 21:04

Superylli i muzikës pop Dua Lipa ka gjetur kohë për një arritje të re – këtë herë jashtë skenës.

30-vjeçarja festoi këtë javë kalimin e provimit të saj në GCSE Spanish, pavarësisht se ndodhet në mesin e turit botëror Radical Optimism.

Dua ndau lajmin në Instagram, duke postuar një foto me mësuesen e saj të gjuhës dhe duke shkruar:

“Sot diplomova në GCSE Spanish (😭❤️). Love youuuu @catyvillanuevamatar the best teacher!!!!!”

Dhe ajo nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Këngëtarja tregoi edhe një libër të vitit të parë për A-level Spanish, duke paralajmëruar sfidën e radhës: “Next next next!!!!!!! 💋”

Nga klasa në skenë

Ky lajm vjen menjëherë pasi Dua electrizoi turmën në Teksas, ku performoi me Dallas Cowboys Cheerleaders, duke u shfaqur në një bodysuit me shkëlqim dhe madje edhe në një fanellë futbolli amerikan.

Kohët e fundit u shqetësua për disa mavijosje në shpatull, por pas kontrolleve mjekësore u dha “ok” që turneu të vazhdojë.

Ajo dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, po kërkojnë një vilë luksoze rreth £9 milionë në Marbella ose Andalucía.

Çifti i fuqishëm ka hapur gjithashtu një kompani filmike, TwentyTwo Films Limited, duke kombinuar dashurinë me biznesin.

Me karrierë në muzikë, projekte filmike dhe tashmë edhe diploma në gjuhë të huaja, duket se Dua po shndërrohet në një superyll me shumë talente. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement