Java e parë në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll vazhdon sot me tri përballje interesante.
Bora, që për edicionin e dytë, garon në elitën e basketbollit do të ndeshet me Rahoveci 029, që është edicionin kishte luajtur në Ligën e Parë. Takimi zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Të dielën do të zhvillohet sfida tjetër ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit, takim që zhvillohet në Prizren.
Java e parë mbyllet me derbin ndërmjet skuadrave rivale, Trepçës dhe Pejës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, ku synojnë të nisin edicionin e ri me fitore.