Moderatorja, aktorja dhe kënëtarja shqiptare Egli Tako ka nisur muajin tetor me një surprizë për fansat e saj, duke bërë një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj.
Sipas postimeve në Instastory, Egli ka zgjedhur të përmirësojë vetullat e saj me teknikën microblading, një procedurë kozmetike që krijon vetulla të përsosura dhe me formë natyrale, duke theksuar më tej tiparet e fytyrës.
Në një foto të publikuar, moderatorja shihet e ulur pranë specialistit, ndërsa procedura është në zhvillim. Fansat e saj nuk kanë kursyer komentet pozitive, duke e komplimentuar për guximin dhe stilin e ri.
Egli Tako, e njohur për prezantimet e saj dinamike në television, por edhe për këngët e saj dhe anventurën në Big Brother VIP, ka pasur një aktivitet më të madh në rrjetet sociale, ku ka treguar herë pas here eksperimente të ndryshme me pamjen e saj, në karrierën e saj si në aktrim, këndim por tani edhe si moderatore.
Microblading është një nga trendet më të njohura të bukurisë për këtë sezon, dhe shumë personazhe të famshëm shqiptarë dhe ndërkombëtarë e kanë adoptuar për të dhënë një pamje më të rafinuar dhe të freskët fytyrës.
Për fansat e saj, ky ndryshim i vogël por i dukshëm është një shenjë se tetori po vjen me energji pozitive dhe risitë që Egli gjithmonë sjell në stilin e saj personal. /GazetaExpress/