“E kemi paguar me gjak – Mos qofsha në lëkurën e atyre që angazhohen për të përmbysur vlerat sublime”,  Smajl Latifi për propagandën kundër UÇK-së - Gazeta Express
string(140) "e-kemi-paguar-me-gjak-mos-qofsha-ne-lekuren-e-atyre-qe-angazhohen-per-te-permbysur-vlerat-sublime-smajl-latifi-per-propaganden-kunder-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 20:59

“E kemi paguar me gjak – Mos qofsha në lëkurën e atyre që angazhohen për të përmbysur vlerat sublime”,  Smajl Latifi për propagandën kundër UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 20:59

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se nuk do donte të ishte në lëkurën e atyre që propagandojnë kundër UÇK-së.

Latifi tha se UÇK-ja kishte vetëm një qëllim; çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

“E gjithë veprimtaria ime dhe shokëve të mi që plotë prej tyre janë heronj dhe dëshmorë, kemi edhe të gjallë – besoj që ka qenë një ndërmarrje e përbashkët me qëllimin e vetëm që trojet tona të çlirohen nga pushtuesi serb. Këtë e kemi paguar me gjak me jetë, me shumë jetëra bijve më besnikë të kombit. Me këtë edukim të pandërprerë ne jemi përfshirë edhe në luftën e armatosur nën emblemën e UÇK-së”.

“Mos qofsha nën lërkurën e atyre që me vetëdije shpërfaqin, për më keq angazhohen për të përmbysur vlerat sublime që populli im me faktorin rezistent”, ka thënë Latifi. /Gazeta Express

Emisionin e plotë mund ta ndiqni KËTU