Aktorja e njohur, Niada Saliasi. ishte e ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon
Një natyrë e rezervuar dhe larg daljeve publike, aktorja ka preferuar të flasë në skenë aty ku është dhe shtëpia e saj e dytë.
Por ditën e djeshme, Niada Saliasi ndau me publikun një rrëfim të veçantë dhe thellësisht njerëzor. Aktorja e njohur foli për një situatë delikate që ka prekur një familjar të saj të afërt, një fëmijë të vogël që është përballur me një sëmundje të rëndë, me leuçemi akute.
Niada zgjodhi ta bëjë publike këtë rrëfim për të përçuar një mesazh të fuqishëm shprese dhe solidariteti.
“Në 98% të rasteve, kjo është një sëmundje e shërueshme”, tha aktorja, e cila më pas shtoi:
“Ndaj, apeli im është i thjeshtë: mos e humbni shpresën. Psikologjia pozitive është gjithçka në këto raste – për fëmijën, për prindërit dhe për çdo person që qëndron pranë”.
Por nuk mungoi dhe një videomesazh surprizë nga mikesha e saj e zemrës Olta Gixhari.
“Më mungon shumë koha që kalonin bashkë dhe bënim namin, dy biondet më të bukura të Akademisë”, thotë aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2”.