Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për T.T, 24 vjeç, i dyshuar për vrasjen e 51-vjeçarit V.B.
Të njëjtën masë dha edhe për bashkëpunëtorin e tij, që e ka ndihmuar të largohet nga vendngjarja.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Ervin Sulaj pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të të riut.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku mësohet se Tivari ka shprehur pendesë të thellë për krimin.
Ai ka pranuar se gjatë një konflikti me Beqirin i ka marrë jetën këtij të fundit.
Sipas hetimeve të policisë, ngjarja ndodhi paraditen e së enjtes, rreth orës 10:00, në banesën e viktimës. Tivari ishte paraqitur aty për të marrë lëndë narkotike, por situata degjeneroi në debat e më pas në përleshje fizike. Gjatë konfliktit, i dyshuari e goditi disa herë me thikë 51-vjeçarin, i cili ndërroi jetë.