Presidenca ka sqaruar sot se Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar vetëm Kryeministrin Edi Rama, ndërsa emrat e ministrave do të dekretohen në një moment të mëvonshëm. Në nenin 2 të dekretit parashikohet që Kryeministri të ushtrojë përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.
Sipas Presidencës, baza kushtetuese e dekretit është mbështetur në nenin 93 dhe nenin 96, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Partisë Socialiste, që ka shumicën në Kuvend.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar këtë dekret si “tërësisht antikushtetues dhe qesharak”. Ai theksoi se Kushtetuta parashikon që ministër mund të emërohet vetëm një shtetas shqiptar mbi 18 vjeç dhe i aftë mendërisht, kritere që sipas tij nuk mund të plotësohen nga një ministër virtual si “Diella”.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...