Gjoni Palokaj drejt fitores së re në Oktagon - Gazeta Express
string(44) "gjoni-palokaj-drejt-fitores-se-re-ne-oktagon"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/09/2025 15:57

Gjoni Palokaj drejt fitores së re në Oktagon

Sporte tjera

Gazeta Express

10/09/2025 15:57

Luftëtari shqiptar i MMA-së, Gjoni Palokaj me prejardhje nga Velezha e Prizrenit, vazhdon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare.

Me një rekord të pastër prej 4 fitoreve në po aq duele, ai është shndërruar në një nga emrat më premtues të organizatës OKTAGON MMA.

Në ZAG Arena në Hannover, me 13 shtator, Palokaj do të jetë protagonisti i duelit kryesor të mbrëmjes (Hauptkampf), që do të zhvillohet në 5 runde.

Ndërsa, para tij do të ketë edhe 6 luftëra të tjera.

Kundërshtari i tij është luftëtari çek, Jakub “Batfal” Batfalský, i njohur për stilin agresiv të striking-ut.

Si gjithmonë, Gjoni do të hyjë në kafaz me flamurin kombëtar kuq e zi, duke treguar krenarinë shqiptare.

Palokaj, pritet të suportohet nga shqiptarët në Hannover (qyteti ku ka lindur e jeton) si dhe do të ketë mbështetjen e fuqishme të diasporës shqiptare nga Zvicra, Austria dhe Gjermania.

Fituesi i këtij dueli do të ketë të drejtën të sfidojë për titullin e peshës “Featherweight” në OKTAGON, duke bërë një hap të madh drejtë historisë.

Shikueshmëria pritet të jetë e jashtëzakonshme: të gjitha 15,000 biletat janë shitur dhe transmetimi në televizion do të ketë një numër rekord spektatorësh, duke e bërë këtë një ngjarje historike për sportin e këtij rangu.