Këngëtari i famshëm, Justin Bieber, është parë të enjten me një pamje të re në rrugët e Los Angeles, disa orë para publikimit të albumit të tij të ri.
31-vjeçari shfaqet me një mjekër të dendur dhe kokë të rruar mirë. Fotot e krijuesit të hitit “Baby” janë realizuar teksa ai po dilte nga studioja Jim Henson.
Babai i një fëmije kishte në ballë diçka të gjelbër në formë ylli, për aknet, një pircing në hundë si dhe një vath ari.
Daily Mail” shkruan se sytë e tij ishin të mbrojtur nga një palë syze dielli me kornizë argjendi dhe ai mbante një qëndrim serioze.
Ndërkohë më herët gjatë ditës së djeshme, ylli i pop-it njoftoi se albumi i tij i ri, “Swag II”, do të publikohej pas mesnate.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij Hailey Bieber, 28 vjeç, ishte e zënë duke promovuar markën e saj të kujdesit për lëkurën, “Rhode” në Nju Jork të enjten. Marka në fjalë u lancua zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.