Aktorja 35-vjeçare, nënë e një djali të vogël, tha se dëshiron ta rrisë atë me vlera të shëndetshme dhe respekt për gratë…
Aktorja britanike, Emily Atack ka treguar se është përballur me sulme seksuale gjatë karrierës së saj duke përfshirë raste në sheshe xhirimi dhe festa pas mbylljes së projekteve.
Ylli i “Rivals” dhe “The Inbetweeners” e bëri rrëfimin në një intervistë për Radio Times, duke thënë se nuk është ndier gjithmonë e sigurt në punë.
Atack mirëpriti përdorimin gjithnjë e më të madh të koordinatorëve të intimitetit, të cilët mbikëqyrin skenat e ndjeshme në xhirime, duke i cilësuar ata si një hap të domosdoshëm për të mbrojtur aktorët, shkruan BBC.
Ajo shprehu dëshirën për të realizuar një dokumentar mbi këtë rol, pas programit të saj të vitit 2023, Emily Atack: Asking For It?, që trajtonte ngacmimin seksual në rrjete sociale.