Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski bëri të ditur se sot është shpallur thirrje për blerjen e grurit vendas për rezervat shtetërore.
Siç informon Tripunovski përmes profilit të tij në Fejsbuk, për herë të parë në Maqedoni, do të blihet gruri i Maqedonisë për rezerva e mallrave.
“Sot është shpallur konkursi për blerjen me grurë për rezervat shtetërore. Për herë të parë në Maqedoni, do të blihet gruri i Maqedonisë për rezerva shtetërore – 9.000 tonë grurë merkantil nga prodhimi i vitit 2025, me çmim prej 13 denarë për kilogram (pa TVSH). Vazhdojmë të punojmë për mbështetje edhe më të madhe të bujqësisë”, thekson ministri.
tag_katrorimaqedoni_2