Nëse mendoni që gushti osht i nxehtë, pritni derisa ta shihni çka po ndodh në skenën kulturore: Jazz në Mitro, grafitti n’rrugën B, audio instalacione n’Rradhime, dhe bukë që fryhet n’Qafë.
Shpërthimi kulturor veror po vazhdon. Sunny Hill përfundoi with a bang!, Dokufesti po vazhdon ama Monday Marks e keni të mbushun me rekomandime të reja n’muzikë, art, gastronomi, dizajn. Përnime ka gjithçka për gjithkond, nga Mitrovica n’veri e deri te Rradhimja n’jug.
Mitrovica International Jazz Days (8–10 gusht) sjell tinguj ndërkombëtarë në qytetin që e ka jazzin në vena prej një shekulli. Rruga B në Prishtinë shpërthen me grafitti në Meeting of Styles, ku mbi 100 artistë kanë m’i lanë muret (edhe neve) pa frymë. Në Hani i Dy Robertëve hap ekspozitën Shuk Orani, ndërsa në Galerinë Kombëtare, Kemil Bekteši të fton me reflektu mbi migrimin… përmes brumit t’bukës që fryhet.
Në jug, Galeria e Bregdetit në Radhimë kthehet në laborator tingujsh dhe objektesh me instalacionin “Seaside Quartet” nga Parasite 2.0. Knej kah Prishtina, Sonder organizon një mbramje me venë vendore (6 gusht), që mundet me t’bo me harru se je në qytet. Dhe për një lexim që t’prek në nerva të butë, stripi “Një takim me vetveten” nga autori japonez Fumio Obata osht zgjedhje përnime e bukur. Bonus: karriga “Boro” nga Studio Ochre – për të gjithë ata që dojnë me u ul bukur, edhe kur s’ju zen vendi-vend.
Nëse nuk ju ka frymëzu kjo javë, shkoni pushoni dikah se paskeni nevojë :)))
Klikoni këtu linkun për krejt listën e ngjarjeve https://substack.com/@petrits?utm_source=user-menu