Tyson Fury e paralajmëron rikthimin dhe meçin e tretë me Usyk - Gazeta Express
string(61) "tyson-fury-e-paralajmeron-rikthimin-dhe-mecin-e-trete-me-usyk"

Boks

Gazeta Express

03/07/2025 14:26

Tyson Fury e paralajmëron rikthimin dhe meçin e tretë me Usyk

Boks

Gazeta Express

03/07/2025 14:26

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist, Tyson Fury e ka paralajmëruar rikthimin nga pensionimi.

Boksieri i deridjeshëm britanik u mposht dy herë nga ukrainasi Oleksandr Usyk, i cili është kampion aktual i padiskutueshëm në boksin profesionist.

Por, gjiganti britanik nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe e ka paralajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale përballjen e tretë me Usyk, shkruan “Gazeta Express”.

“Trilogy”, shkroi Fury në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”, ndërsa këtij shkrimi ia përcolli dy fotot, një të tij dhe një të Usyk.

Ai madje e ka përmendur edhe datën kur mund të zhvillohet ky meç, që mund të jetë data 18 prill e vitit 2026, ndërsa vendi ku do të mbahet ai pritet të jetë stadiumi ikonik “Wembley” në Londër. /Gazeta Express