Michael Lowe, ish-boksier i pamposhtur dhe njëherësh kampion bote, ka vdekur në moshën 57 vjeçare.
Lowe, emri i vërtetë i së cilit ishte Mihai Leu, ishte kampion i botës nga Rumania, i cili më vonë e provoi një karrierë edhe si ngasës në Rally.
Mediumi gjerman “Bild” raporton se Leu vdiq në Rumani pas një lufte me kancerin, përcjell “Gazeta Express”.
Ai ishte i pamposhtur në 28 meçe në boksin profesionist mes periudhës 1991 e 1997, ndërsa i kishte regjistruar 10 fitore me nokaut.
Dhe, aftësitë e Leu e ndihmuan atë që ta sigurojë statusin e kampionit botëror.
Në shkurt të vitit 1997, ai e mposhti kundërshtarin Santiago Samaniego dhe u bë kampion bote në kategorinë welter në versionin WBO.
Ai më pas e mbrojti me sukses kurorën e tij në shtator të atij viti duke e mundur irlandezin Michael Carruth.
Sidoqoftë, ai e mbylli karrierën si njëri prej tre kampionëve të botës nga Evropa në atë kohë, pas Jack McAuliffe e Terry Marsh.
Një lëndim i dorës, i pësuar në meçin e tij të fundit e detyroi atë që të tërhiqet nga boksi profesionist.
Por, duke refuzuar që të hiqte dorë përfundimisht nga sporti, ai vendosi që ta zhvendoste karrierën për t’u bërë ngasës i veturës Rally, ku e bëri debutimin në vitin 1994.
Dhe, pa u bërë mirë tri vjet që nga debutimi i tij, në vitin 1997 Leu u bë nënkampion i Rumanisë në Rally.
Në vitin 2003, ai u bë kampion nacional i këtij sporti me vetura.
Ai u tërhoq nga garat në vitin 2008, ndërsa u rikthye si menaxher i ekipit në vitin 2010.
Në vitin 2014 ai e mposhti kancerin në zorrë pas një operimi që e kishte bërë në Bukuresht dhe një tretmani në Vjenë.
Ai i la pas vetes më të dashurit e tij, gruan Anna dhe djalin, Marco. /Gazeta Express