Kombëtarja e Kosovës në volejboll U16 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian.
Vashat e reja dardane pësuan 3:0 në sete nga Mali i Zi, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Mali i Zi e nisi fuqishëm duelin qysh në start, teksa avancoi bindshëm 25:15 në setin e parë, shkruan Gazeta Express.
Në setin e dytë, Kosova nisi më mirë, por që më pas ngeci në pikë, duke mos mundur ta gjenin formulën e duhur dhe duke humbur 25:12.
E seti i fundit ishte edhe më i dobët nga vashat tona të cilat u kufizuan në vetëm gjashtë pikë, duke mos mundur të gjejnë assesi ritmin e nevojshëm.
Me këtë ndeshje u mbyll edhe dita e parë e Kampionatit Europin U16 që po mbahet në Kosovë dhe Shqipëri.
Vashat dardane do të jenë në aksion sërish nesër nga ora 20:00. /Gazeta Express/