E PABESUESHME deklarata e aktorit, Brad Pitt pranon se pas divorcit nga Angelina Jolie... - Gazeta Express
string(85) "e-pabesueshme-deklarata-e-aktorit-brad-pitt-pranon-se-pas-divorcit-nga-angelina-jolie"

Yjet

Gazeta Express

25/06/2025 20:49

E PABESUESHME deklarata e aktorit, Brad Pitt pranon se pas divorcit nga Angelina Jolie…

Yjet

Gazeta Express

25/06/2025 20:49

Ai shkoi në një takim të ‘Alkoolistëve Anonimë’ për një vit e gjysmë…

Aktori i njohur, Brad Pitt, kujtoi vizitën e tij të parë në një takim të ‘Alkoolistëve Anonimë’ pas divorcit nga Angelina Jolie. Kjo periudhë e jetës së tij ishte jashtëzakonisht e trazuar për të dhe ai vendosi të kërkonte ndihmë profesionale. “

Kisha nevojë të vija në vete për disa gjëra. Provova gjithçka dhe çdo gjë, gjithçka që më ofronin njerëzit. Ishte një periudhë e vështirë. Kisha nevojë për një rifillim të jetës”-tha ai gjatë një paraqitjeje në podcast-in “Armchair Expert”.

Ai shkoi në një takim të ‘Alkoolistëve Anonimë’ për një vit e gjysmë, pas ndarjes nga Angelina Jolie në vitin 2016. Tani thotë se fillimisht u ndje i frikësuar kur erdhi radha e tij për të folur për varësinë nga alkooli, por u inkurajua nga të tjerët që flisnin hapur për problemin e tyre.

“Të inkurajon të thuash: ‘Në rregull, do të dal nga zona e rehatisë dhe do të shoh çfarë ndodh’ dhe pastaj më pëlqeu shumë”-tha aktori duke shtuar se është rritur në një mjedis ku burrat këmbëngulnin që jeta e tyre të ishte e mrekullueshme.

“Ishte e pabesueshme. Burrat ndanë përvojat e tyre, folën për të metat, lëvizjet e gabuara, dëshirat dhe atë që i lëndon me shumë humor”-tha ai. Varësia nga alkooli luajti një rol të madh në divorcin e tij nga Angelina Jolie.

Aktorja pretendoi se ai e sulmoi fizikisht atë dhe fëmijët e tyre në një aeroplan ndërsa ishte nën ndikimin e alkoolit. Dyshja u divorcuan zyrtarisht në vitin 2019 dhe aktualisht Pitt është në një lidhje me Ines de Ramon.

Brad, pavarësisht përpjekjeve për t’u afruar me fëmijët e tij, vazhdon të përjetojë një distancë të dhimbshme nga shumica prej tyre. Sipas një raporti të publikuar nga “Us Weekly”, aktori e ndjen thellë këtë plagë emocionale, ndërsa përpjekjet e tij për të riparuar marrëdhëniet kanë rezultuar të pasuksesshme, duke i shkaktuar trishtim të madh. Rikujtojmë se Pitt dhe ish-bashkëshortja e tij, Angelina Jolie, kanë gjashtë fëmijë.