Shtëpia karakterizohet nga një stil modern dhe me një atmosferë të ngrohtë familjare
Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka ndarë për herë të parë me 854 mijë ndjekësit pamje nga shtëpia e saj e re.
Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku tregon ambientet e brendshme të shtëpisë ku do të jetojë me bashkëshortin, Luiz Ejlli dhe vajzën, Luna.
Siç vihet re nga pamjet në fjalë, shtëpia karakterizohet nga një stil modern dhe me një atmosferë të ngrohtë familjare. Detaje të personalizuara dhe kënde të kuruara me kujdes tregojnë përkushtimin e çiftit në krijimin e një ambienti të rehatshëm dhe të dashur.
Menjëherë fansat kanë shpërthyer në komente pozitive, duke komplimentuar stilin dhe harmoninë që reflekton shtëpia e tyre.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...