Beyoncé këndoi edhe me vajzën e saj Blue Ivy…
Ylli i muzikës pop Beyonce i la të gjithë pa fjalë gjatë koncertit të saj të fundit në Paris, ku u shfaq me një cigare në dorë në skenë, gjatë turneut të saj “Cowboy Carter”.
Teksa performonte përpara një stadiumi të mbushur plot, këngëtarja bëri sikur po pinte duhan.
E veshur me një korse të shndritshëm argjendi, pantallona të shkurta me bel të lartë dhe çizme të gjata kaubojs, Beyonce ndezi atmosferën. Koncerti u ndez edhe më shumë kur në skenë iu bashkua burri i saj, Jay-Z, për një performancë surprizë, e para e përbashkët në shtatë vjet.
Beyoncé këndoi gjithashtu edhe me vajzën e saj Blue Ivy. Në publik ndodhej edhe nëna e saj, Tina Knowles dhe vajza e vogël Rumi. Ndërkohë, burime të afërta kanë zbuluar se vajza 12-vjeçare e çiftit, Blue Ivy, është gati të ndjekë gjurmët e prindërve të saj në muzikë. Ajo thuhet se është duke përgatitur materiale me ndihmën e Solange Knowles dhe producentit The-Dream.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...