I morën me dhunë celularin 31-vjeçarit në Elbasan, një i arrestuar dhe një në kërkim - Gazeta Express
string(83) "i-moren-me-dhune-celularin-31-vjecarit-ne-elbasan-nje-i-arrestuar-dhe-nje-ne-kerkim"

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2025 13:17

I morën me dhunë celularin 31-vjeçarit në Elbasan, një i arrestuar dhe një në kërkim

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2025 13:17

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili ka vjedhur një aparat celular në bashkëpunim me një person tjetër i cili është shpallur në kërkim.

Menjëherë pas kallëzimit të një 31-vjeçari se në lagjen “5 Maj”, persona i kishin marrë me dhunë aparatin celular, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve. Të dya akuzohen për veprën penale vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë i mundur identifikimi i dy autorëve të rastit.

Në vijim të veprimeve operacionale u bë lokalizimi, kapja dhe  arrestimi  i shtetasit K. B., 32 vjeç, banues në Elbasan; si dhe shpallja në kërkim e autorit tjetër shtetasit K. T., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Këta 2 shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, të datës 19.06.2025, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  i kanë marrë me dhunë celularin një 31-vjeçari, në lagjen “5 Maj”. Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit”, njoftoi Policia e Elbasanit.