KFOR s’merret me planet e Qeverisë për dy urat e reja në Mitrovicë: Vazhdojmë prezencën fikse mbi Urën kryesore të Ibrit dhe patrullimet perrreth - Gazeta Express
string(143) "kfor-smerret-me-planet-e-qeverise-per-dy-urat-e-reja-ne-mitrovice-vazhdojme-prezencen-fikse-mbi-uren-kryesore-te-ibrit-dhe-patrullimet-perrreth"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 8:55

KFOR s’merret me planet e Qeverisë për dy urat e reja në Mitrovicë: Vazhdojmë prezencën fikse mbi Urën kryesore të Ibrit dhe patrullimet perrreth

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 8:55

Misioni i KFOR-it në Kosovë po e konsideron si jashtë kompetencave të tij, çështjen që lidhet me paralajmërmimin e Qeverisë së Kosovës në detyrë, për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, paralel me Urën e vjetër në Mitrovicë. Kështu kanë thënë në një përgjigje për Gazetën Express nga Zyra për Media.

Besnik Velija

“Lidhur me pyetjet tuaja, çështja që ngritët është jashtë kompetencës së KFOR-it. Prandaj, ju referojmë institucioneve përkatëse për çdo koment”, ka thënë një zëdhënës i KFOR.

Megjithtë, KFOR sqaron se trupat e tyre do të vazhdojnë të mbajnë prezencën fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përrreth, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt.

“KFOR-i mban një prani të fiksuar në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth për të siguruar një mjedis të sigurt”, ka shtuar tutje ky zëdhënës.

Lidhur me pjesën Veriore të Mitrovicës dhe pjesët tjera nëpër të gjithë Kosovën, KFOR potencon se vazhdojnë të kenë një prezencë ushtarake të dukshme dhe fleksibile dhe se janë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë në të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes”, përfundon përgjigja./GazetaExpress/