Çifti simpatik Adri dhe Iliriana i thanë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni të ëndrrave vitin që lamë pas, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasmë të paharrueshme.
Atmosfera ishte plot emocion dhe dashuri, ku përveç familjarëve e miqve të afërt, të pranishëm ishin edhe shumë personazhe të njohur të ekranit dhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova, të cilët ndanë çaste të veçanta nga nata festive në rrjete sociale.
Për të gjithë ndjekësit dhe adhuruesit e tyre, Adri dhe Iliriana kanë vendosur të ndajnë tani edhe më shumë nga kjo natë e paharrueshme. Në kanalin e tyre në YouTube, ata kanë publikuar pamjet më emocionuese dhe më të bukura nga dasma e tyre.
Ky publikim vjen si një dhuratë për të gjithë ata që i kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tyre – dhe padyshim, është një video që nuk duhet humbur.
Ndiqni momentet magjike të dasmës në linkun më poshtë! /Prive – nga Liberta Spahiu/
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...