Tre alpinistë humbin jetën nga goditja e rrufesë në Alpet Austriake - Gazeta Express
string(67) "tre-alpiniste-humbin-jeten-nga-goditja-e-rrufese-ne-alpet-austriake"

Lajme

Gazeta Express

16/06/2025 11:30

Tre alpinistë humbin jetën nga goditja e rrufesë në Alpet Austriake

Lajme

Gazeta Express

16/06/2025 11:30

Policia austriake ka njoftuar të hënën se tre alpinistë, dy vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, kanë humbur jetën nga një goditje rrufeje gjajë një stuhie në Alpet Tiroleze të Austrisë.

Duke cituar zëdhënësin e policisë, Reuters raporton se çifti, të dy rreth moshës 60 vjeç, dhe vëllai 62-vjeçar, janë goditur nga e njejta rrufe, transmeton Express.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur të dielën pasdite, teksa personat po zbrisnin malin e Mittagsspitze, afër fshatit Flirsch. Bëhet e ditur se trupat e tyre jane gjetur pranë një shtegu malor, në një lartësi prej 2,268 metrash.