Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), Mohammad Kazemi, është vrarë.
Agjencia e lajmeve Tasnim e lidhur me IRGC-në dhe televizioni shtetëror iranian thonë se Kazemi vdiq së bashku me zëvendësin e tij Hassan Mohaqeq dhe komandantin Mohsen Baqeri në sulmet izraelite të dielën.
Në një intervistë më parë për Fox News, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha: “Mund t’ju them se kemi oficerin e tyre kryesor të inteligjencës dhe zëvendësin e tij në Teheran”, ka rapotuar BBC, transmeton Gazeta Express.