Policia e Shkodrës ka zbuluar dhe asgjësuar 1408 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa në kuadër të operacionit “Koordinata”.
Në fshatin Gomsiqe u arrestua në flagrancë një 34-vjeçar, i dyshuar për kultivimin e 130 bimëve.
Ndërkohë, në zonën e njësisë administrative Temal, shërbimet e Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 1278 bimë të tjera.
Vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë.