Konflikti me Iranin, si është gjendja e pesë shqiptarëve të bllokuar në Izrael? - Gazeta Express
string(77) "konflikti-me-iranin-si-eshte-gjendja-e-pese-shqiptareve-te-bllokuar-ne-izrael"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 21:37

Konflikti me Iranin, si është gjendja e pesë shqiptarëve të bllokuar në Izrael?

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 21:37

Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, pesë shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në tokën izraelite.

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, për Klan News, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e shqiptarëve të mbetur në Izrael.

Kumbe shprehet se orët në vijim janë të vështira, por situata është e qëndrueshme.

“Po ne jemi të gjithë mirë. Sigurisht, kaluam dhe po kalojmë orë shumë të vështira, por jemi mirë”, tha ajo.

Tre prej shqiptarëve të mbetur në Izrael janë me vizë turistike, ndërsa dy prej tyre me qëllim të përkohshëm. Kështu, Kumbe sqaron se gjendja e tyre është mirë, por padyshim që ndihen të frikësuar.

Ambasadorja shton se po punohet për rikthimin e tyre në Shqipëri. Duke marrë parasysh dhe prezencën e shqiptaro-izraelitë aty, edhe për këta nuk raportohen të plagosur apo dëme materiale.

“Qytetarët shqiptarë të ndodhur këtu përkohësisht, janë mirë. Janë të frikësuar, për hir të së vërtetës. Jemi në kontakte të vazhdueshme me ‘ta, që në momentin që nisi sulmi dhe u vetëdeklaruan e kërkuan asistencën tonë. Siç ju thash e në fillim, janë orë shumë të vështira dhe është e kuptueshme gjendja e rënduar psikologjike herë pas here e qytetarëve. Për ne sidomos, që vijmë nga vendet evropiane dhe vendet e paqta, janë realitete komplet të panjohura e shumë të vështira për t’u menaxhuar, si në aspektin emocional, ashtu dhe në aspektin praktik. Jemi përveçse në kontakte të vazhdueshme, po punojmë intensivisht për të mundësuar rikthimin e tyre në shtëpi. Ndërkohë, këtu kemi e të gjithë shqiptarët e komunitetit shqiptaro-hebraik, që janë praktikisht shqiptaro-izraelitë. Dhe ata janë mirë. Deri tani nuk kemi të raportuar, fatmirësisht, asnjë dëm material ose plagosje ndër ‘ta”, tha ajo.

Lidhur me shërbimin dhe ndihmën për shqiptarët prej ambasadës, Kumbe sqaron se puna vijon online pasi nuk lejohet dalja e tyre nëpër zyra për kushte të sigurisë. Kushdo, mund të marrë ndihmë online përmes faqeve të institucionit, numrit apo email-it.

“Jemi në shërbim. Nuk dalim nëpër zyra. Kjo për të gjithë Izraelin vlen, përveç shërbimeve bazike siç janë supermarketet e farmacitë, asgjë tjetër nuk është e hapur në vend. Shkollat janë të mbyllura. Kështu, ne po punojmë nga shtëpitë. Jemi në dispozicion përmes rrjeteve online, e-mail, telefona. Me ëhatsapp kryesisht ka qenë shumë komode për qytetarët për të na asistuar. Numrat tona janë të publikuara online, edhe ju i keni nxjerrë”, tha ajo.

Duke qenë se rrugët ajrore dhe detare janë të mbyllura, Kumbe sqaron se po punohet me autoritetet e vendit që të bëhet rikthimi i tyre në shtëpi përmes alternativave të tjera./Tv Klan