Tahiri pas deklaratës së Trump: Të përbëhet Kuvendi, koha me u kfjell - Gazeta Express
string(67) "tahiri-pas-deklarates-se-trump-te-perbehet-kuvendi-koha-me-u-kfjell"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 21:20

Tahiri pas deklaratës së Trump: Të përbëhet Kuvendi, koha me u kfjell

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 21:20

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka komentuar deklaratën e presidentit Donald Trump, i cili përmendi çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndërsa paralajmëronte “paqe” ndërmjet Iranit dhe Izraelit.

Tahiri shprehet se “në këtë kohë që në botë po ndodhin konflikte e luftëra serioze, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme, e së paku e në këtë kohë duhet t’i kemi parasysh këto tri pika:

1. Liria e Pavarësia  janë arritjet më të mëdha  të kombit shqiptar në 100 vitet e fundit. Prandaj, kërkohet maturi dhe përgjegjësi, sepse mund të përballemi me ndonjë propozim “deal” që nuk përkon me vullnetin dhe interesin tonë kombëtar.

2. Është koha për përfaqësim të dinjitetshëm, serioz e t’menqur të vendit. Pra është koha që të shohim përtej thjerrzave të ngushta partiake e personale.

3. Vendimet për të ardhmen e 🇽🇰 nuk mund të merren me dyer të mbyllura, mendjemadhësi dhe arrogancë, siç ka ndodh në të kaluarën, pa pik transparence.

Koha me u kfjell. Koha me u përbë Kuvendi!”, është shprehur ai.