Ramush Haradinaj në përvjetorin e vëllait, Luanit: Krenaria për sakrificën dhe heroizmin e tij mbizotëron mbi dhimbjen - Gazeta Express
string(116) "ramush-haradinaj-ne-pervjetorin-e-vellait-luanit-krenaria-per-sakrificen-dhe-heroizmin-e-tij-mbizoteron-mbi-dhimbjen"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 13:19

Ramush Haradinaj në përvjetorin e vëllait, Luanit: Krenaria për sakrificën dhe heroizmin e tij mbizotëron mbi dhimbjen

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 13:19

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot në Deçan dhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan heroin e Kosovës, Gjeneralmajor Luan Haradinaj, si dhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj.

Në këtë ditë përkujtimore, që përkon edhe me 6 majin, datën e lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, u shënua edhe 29-vjetori i rënies së Luan Haradinajt.

Gjatë homazheve u theksua roli i Luan Haradinajt në organizimet çlirimtare dhe ndikimi i tij në mobilizimin e luftëtarëve që iu bashkuan rrugës së lirisë deri në fitore.

Ramush Haradinaj vlerësoi se sakrifica dhe heroizmi i tij, si dhe i bashkëluftëtarëve, përbëjnë themelin e lirisë së Kosovës.

Ai theksoi se, pavarësisht dhimbjes, krenaria për sakrificën dhe heroizmin e tyre do të mbizotërojë gjithmonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement