Në një mbrëmje të mbushur me emocione në AXA/ARENA të Winterthurit, boksieri shqiptar Mersim Zeqiri e ka siguruar fitoren e tij të tetë radhazi, duke e mposhtur Omrri Bolivarin me nokaut teknik në raundin e katërt.
Pas provokimit në matjen zyrtare, Zeqiri e dëshmoi fuqinë e tij në ring, duke dominuar me performancë të shkëlqyer dhe duke e detyruar gjyqtarin të ndalë meçin.
Ky rezultat e afron atë më shumë drejt objektivit të tij për t’u renditur në Top 140 të boksit profesionist.
“Tifozët shqiptarë e meritojnë këtë fitore! Ishte një luftë e fortë, por e dija që do të triumfoja,” u shpreh Zeqiri pas ndeshjes.
Ky sukses e hap rrugën për sfidën e radhës në tetor, ku Zeqiri synon titullin WBf Intercontinental në Uster, Zvicër.
Urime kampionit për një tjetër triumf të madh!