Ndjekësit janë të kënaqur dhe seriali ka një vlerësim prej 75 përqind në Rotten Tomatoes…
Përdoruesit e Netflix janë shprehur të kënaqur me serialin e ri “Sirens”, i cili ka grumbulluar më shumë se 16 milionë shikime që nga publikimi i tij, duke e bërë atë serialin numër një më të shikuar.
Seriali “Sirens” me protagonistë Julianne Moore, Meghann Fahy, Milly Alcock dhe Kevin Bacon mbërriti në platformën e transmetimit më 22 maj dhe tashmë ka arritur vendin e parë në listën globale të Netflix të serialeve më të shikuara në gjuhën angleze.
Seriali me pesë episode ndjek Devon (luajtur nga aktorja Meghann Fahy), e shqetësuar se motra e saj Simone (Milly Alcock) ka një marrëdhënie paksa shumë të çuditshme me shefen e saj të re, personazhin enigmatik të shoqërisë së lartë Michaela Kell (Julianne Moore).
Kur dyshimet e saj për jetën ekstravagante luksoze të Michaelës rriten, ajo ndërhyn dhe përpiqet të rilidhet me motrën e saj, por nuk ka idenë se me çfarë betejash do të përballet në një botë që nuk është as si e saja.
Ndjekësit janë të kënaqur dhe seriali ka një vlerësim prej 75 përqind në Rotten Tomatoes dhe një total prej 79 milionë orësh shikimi.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...