Një polic dje ka gjetur disa para në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri.
Ai i ka dorëzuar ato në polici dhe të njëjtat i janë kthyer pronarit.
“Në orët e pasdites të datës 26 maj 2025, një zyrtar policor në sheshin ,,Hasan Prishtina” në Vushtrri kishte gjetur një shumë të parave të cilat i kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Vushtrri. Policia në Vushtrri ka arritur që ta identifikoj pronarin e parave të humbura dhe pas verifikimeve të nevojshme, paratë i janë kthyer pronarit.”