Një 31-vjeçar, banues në Britaninë e Madhe, është arrestuar në flagrancë në Qafë Botë teksa po ndihmonte disa persona të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin, për të shkuar drejt Greqisë.
Sipas njoftimit të policisë, i riu po ndihmonte 7 emigrantë të kalonin kufirin, kundrejt një pagese. Goditja e këtij rasti nga ana e uniformave blu, vjen në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX.
31-vjeçari u arrestua për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme hetimore.
“Qafë Botë/Goditet një rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Policia Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX, vë në pranga një 31-vjeçar të huaj që po shoqëronte një grup emigrantësh, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Greqisë, kundrejt pagesës. Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, si dhe në zbatim të detyrave për kontrollin e territorit në vijën e gjelbër kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, në bashkëpunim me FRONTEX, zhvilluan kontrolle intensive në zonat me risk.
Gjatë këtyre kontrolleve, mbrëmjen e djeshme, në zonën e Kataetos, u konstatua një shtetas i huaj që po shoqëronte një grup prej 7 emigrantësh të paligjshëm, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm në territorin grek. Në vijim të veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë”, i shtetasit F. K., 31 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar. Nga hetimet paraprake rezultoi se ky shtetas kishte ndërmarrë shoqërimin e personave të mësipërm drejt kufirit, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm në Greqi.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...